Drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Pyjeve, Mark Ndou, ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Iballë të Pukës.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:15, në fshatin Bugjon. 60-vjeçari po udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitali të Traumës, kur makina doli nga rruga.
“Më datë 25.11.2020, ora 14:15, në fshatin Bugjon një mjet i IKMT Shkodër ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtetasi M. N. 60 vjeç , banues në Shkodër ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. B. dhe Ll. Gj. po dërgohen drejt Spitalit të Traumës Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, thotë policia e Shkodrës në një njoftim për mediat.
Mark Ndou, prej 7 vitesh ishte në krye të Inspektoratit të Pyjeve ndërsa më përpara ka qenë edhe anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës./Opinion.al