Kronikë

Aksident në Fushë Krujë, humbin jetën 3 persona


               Publikuar në : 21:12 - 18/03/20 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e stome në autostradën Fushë Krujë-Laç.

Sipas informacioneve, tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së një automjeti me një kamion me targa të Kosovës.

Si pasojë e aksidentin është plagosur rëndë edhe një person i katërt, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa Kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin “Audi” dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./ Opinion.al

Pas