Kronikë

Aksident në Fier, vdes 65-vjeçari


               Publikuar në : 16:40 - 12/08/19 |
Opi Nion

Një 65-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasjë i një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në në afërsi të fshatit Levan, në Fier.

Viktima është identifikuar me inicialet D.N,  i cili është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga 24 vjeçari G.S, banues në Tiranë.

Ndërkohë, i riu është shoqëruar në komisariatin e policisë, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 15:15,  në afërsi të fshatit Levan, shtetasi G.S, 24 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha”, pa targa, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj, shtetasi D.N, 65 vjeç, banues në Kryegjatë.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave.

Shtetasi G.S është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./ Opinion.al E.Xh.

Pas