Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën e Fierit. Patrulla e Policisë Rrugore kishte ndaluar një furgon, të cilit po i kontrollonte dokumentat. Në atë moment, një mjet tip “Benz” ka ardhur me shpejtësi të madhe dhe e ka goditur makinën të cilën policia e kishte ndaluar, raporton “jetaoshqef”.
Përveç faktit se djemtë e Benzit përplasën një makinë nga shpejtësia, ata kanë dalë nga makina të irrituar duke i kërkuar llogari shoferit të furgonit.
Sipas raportuesit, djemtë ishin në gjendje të dehur dhe situata ka denigruar deri në atë fazë saqë shoferët janë përleshur fizikisht në sy të policëve. Më pas djemtë kanë kërcënuar edhe policët, madje në inat e sipër kanë tentuar edhe t’i qëllojnë me grushta.