Kronikë

Aksident në Fier, plagoset një person


               Publikuar në : 20:44 - 12/06/19 |
Opi Nion

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në fshatin Lalar të Fierit.

Mësohet se këmbësorja rreth 50 vjeç është përplasur nga një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi.

E plagosura është transportuar në spitalin e Fierit ku po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al E.Xh.

Pas