Një aksident rrugor është regjistruar në fshatin Vlosh, Fier, ku një makinë ka përplasur një fëmijë 4-vjeç.
Policia bën me dije se i mituri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier i referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi M. Sh., 39 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin, në fshatin Vlosh, ka aksidentuar një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.