Kronikë

Aksident në Fier, humbin jetën dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:21 - 28/12/20 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Qarr në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”.

Mësohet se dy persona kanë humbur jetën pasi makina tip “Toyota” me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Në momentin e aksidentit, në makinë ndodheshin vetëm dy persona, të cilët humbën jetë për shkak të përplasjes së fortë.

Sipas informacioneve, viktimat janë një burrë dhe një grua, Ndue Preçi 62 vjeç banues në Tiranë dhe Pashke Malçi 61 vjeçe banuese në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga kanali.

Njoftimi i Policisë

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet. / Opinion.al

Pas