Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.
Një 35 – vjeçare ka humbur jetën, në zonën e njohur si “Ura e Peshkatarit”, pasi një automjet tip ML, e ka aksidentuar atë për vdekje.
Gruaja mësohet se ishte banore e zonës.
Sipas burimeve paraprake, drejtuesi i automjetit është 27 – vjeçari Bledar Duka dhe është ndaluar nga policia. Mesohet se 27 – vjeçari po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.