Katër persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme gjatë një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Sipas informacioneve, aksidenti është regjistruar pranë fshatit Papër, ku mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip ” Toyota”, me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që ndodheshin në makinat që u përfshinë në aksident.
Bëhet me dije se të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Policia në vendngjarje po punon për dinamikën dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ Opinion.al