Një 58-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u përplas nga një makinë mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 16. në Durrës.
Mësohet se makina drejtohej nga një 38 vjeçare, ndërsa i plagosuri ishte duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga mjeti.
Bëhet me dije se 58-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.