Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Policia njofton se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 65- vjeçare. Mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 09:55, në lagjen nr.5, Durrës, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.P., është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve” informoi policia./Opinion.al