Një aksident është regjistruar ditën e sotme në lagjen nr.17 në Durrës. Mësohet se një makinë ka përplasur një 6-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa drejtuesi i mjetit ende nuk është identifikuar.
I mituri i plagosur është identifikuar me inicialet A.B., ndodhet aktualisht në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia që po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Më datë 09.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen nr.17, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ Opinion.al