Kronikë

Aksident në Durrës, humb jetën një person


               Publikuar në : 13:18 - 20/11/19 |
Opi Nion

Një grua ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në zonën e quajtur  “ish-këneta”, në Durrës.  Mësohet se viktima ishte duke kaluar rrugën në kohën që është përplasur nga një automjet tip “Ford”.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12 : 30, ndërsa e aksidentuara ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili do të merret në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.11.2019, rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “ish- këneta’, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.K., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh.V., e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas