Një aksident me pasojë vdekjen e një qytetari ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Shkozet-Plepa.
Një 56-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet rreth orës 23:30.
Policia bën të ditur se shtetasi A.Zh., 30 vjeç duke drejtuar automjetin e tij , ka aksidentuar shtetasin Sh.P., 56 vjeç, këmbësor i cili ka humbur jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariat autorin për veprime të mëtejshme. /Opinion.al