Një aksident është raportuar sot në dalje të Lezhës.
Mësohet se një automjet ka përplasur ciklomotorin, duke lënduar drejtuesin.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Balldre, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i ciklomotorit, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.