Kronikë

Aksident në Burrel, makina del nga rruga, plagosen 6 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:34 - 19/09/21 |
Opi Nion

Një aksident me 6 të plagosur është regjistruar këtë mëngjes në rrugët e vendit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash.

Ka qenë shtetasi Z. Ç., i cili duke drejtuar automjetin e tij,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për  ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.

“Reth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia./Opinion.al

Pas