Një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i tij. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor që të çon nga Bulqiza në Shupenzë.
I plagosuri është Sulejman Llani, 32 vjeç. Gjatë drejtimit të motorit ai është përplasur me barrierat e rrugës dhe kjo ka shkaktuar humbjen e kontrollit.
Nga burimet bëhet e ditur se Llani ka marrë disa fraktura të rënda në kokë dhe është dërguar menjëherë në e Traumës në Tiranë. /Opinion.al