Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në hyrje të qytetit në Bilisht. Motomjeti me drejtues B. S., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues B. K., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 67-vjeçari, drejtuesi i motomjetit. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit të Bilishtit motomjeti me drejtues shtetasin B. S 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.