Një aksident është regjistruar në autostradën Durrës-Tiranë këtë pasdite. Paraprakisht, mësohet se në Vorë është përplasur mjeti me drejtues shtetasin A.S., 48 vjeç, me motomjetin me drejtues shtetasin J. M., 30 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri i tij, shtetasi R. Ç., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 25.07.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin A. S., 48 vjeç, me motomjetin me drejtues shtetasin J. M., 30 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri i tij, shtetasi R. Ç., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”,-njofton policia./Opinion.al