Një autobus ka humbur kontrollin në autostradën Shkup-Tetovë. Mësohet se 8 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 janë dërguar në spitalin e Shkupit për t’u trajtuar.
Autobusi ka dalë nga rruga në fshatin Llaskarcë, pas pikë pagesës së parë. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës. Si pasojë, autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=iJ-E1O5Tkgo
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00. Fillimisht u raportua për 6 viktima por numri i tyre është rritur, konfirmoi zv. Ministri i Brendshëm Agim Nuhiu./E.L