Një person ka mbetur i plagosur si pasojë i një aksidenti të ndodhur në autostradën Lezhë-Milot.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në pranë Kryqëzimit të Shënkollit, ku një mjet që drejtohej B.M.,36 vjeç, ka përplasur drejtuesin e një motoçiklete.
I plagosuri është identifikuar me inicialet K.V.,25 vjeç, banues në Lezhë, ai është transportuar në spitalin e Lezhës, ku po merr mjekimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhje e plotë të rrethanave të aksidentit./ Opinion.al E.Xh.