Kronikë

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:44 - 30/05/20 |
Al Do

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj.

Sipas Policisë, rreth orës 15:00 të së shtunës, shtetasi Sh.Dh., 36 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Golf” është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga shtetasi A.H., 55 vjeç, banues në Frakull.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, shtetasi A.H.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit vazhdojnë. /Opinion.al

Pas