Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Velipojë Shkodër, ku drejtuesja 39-vjeçare S. K., ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30.
Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një e mitur 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, shtetasja 39 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.