Një person ka mbetur i vdekur ditën e sotme gjatë një aksidenti të ndodhur në aksin Tiranë- Elbasan.
Mësohet se janë përplasur dy mjete, si pasojë është aksidentuar këmbësorja 67 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbadhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të TEG-ut, janë përplasur dy mjete, si pasojë është aksidentuar këmbësorja N.B, 67 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”-njofton policia./ Opinion.al E.Xh.