Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në aksin Shkodër-Koplik.
Mësohet se si pasojë e përplasjes së një makine me një motor, ka humbur jetën drejtuesi i motorit.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe mosha e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ Opinion.al