Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte, në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Një 28-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues një 84-vjeçar.
Uniformat blu njoftojnë se 84-vjeçari ka humbur jetën në spital.
“Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi K. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T., rreth 84 vjeç.
Shtetasi B. T. ka humbur jetën, në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al