Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik, ku ka humbur jetën një person dhe kanë mbetur të plagosur tre të tjerë.
Sipas uniformave blu, dy automjete të tipit Benz dhe Audi janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.B., 20 vjeç.
“Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, janë përplasur mjeti tip Audi me mjetin tip Benz.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit tip Benz, shtetasi A. B., 20 vjeç, ka ndërruar jetë.
Si dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip Audi shtetasi R. B. 21 vjeç dhe shtetasit D. B. 49 vjeçe pasagjere në mjetin tip Audi dhe shtetasi B. K. 20 vjeç, pasagjer në mjetin tip Benz, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin rrethanave të aksidentit”,-njofton policia./Opinion.al