Një aksident me 5 të plagosur raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë.
Sipas uniformave blu mësohet se një automjet është aksidentuar me furgon.
Raportohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Tepelenës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
”Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër janë përplasur mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. F., dhe automjeti me drejtues shtetasin S. O.
Si pasojë janë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.