Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Xhyrë.
Sipas “Euronews Albania”, një automjet ka përplasur një këmbësore duke e lënë këtë të fundit të plagosur.
Mësohet se e plagosura është dërguar në spital, ku po merr ndhmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, shoferi i automjetit është shoqëruar në komisariat nga policia, ndërsa këta të fundit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al