Kronikë

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Milot, një person i plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 10/09/21 |
Opi Nion

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se  automjeti tip” Pegeot” me drejtues shtetasin L.H., banues në Gjermani është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F.P., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjeti është shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme.

Informacion paraprak

Rreth orës 17:15 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Markatomaj, automjeti tip” Pegeot” me drejtues shtetasin L.H., banues në Gjermani është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F.P., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Pas