Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Fier-Seman, ku për pasojë ka humbur jetën një 64-vjeçar.
Sipas informacioneve, një automjet tip “ Benz” është përplasur me një motor duke i shkaktuar dëmtime të rënda drejtuesit të tij, Vladimir Sema.
64- vjecari nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendin ku ndodhi aksidenti ndodhet policia dhe grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet proceduriale për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti vdekjeprurës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:50, në fshatin Topojë, Fier, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. S..
Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. S., ka humbur jetën.
Shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.