Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur kryerjen e procedurave për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
Ky është aksidenti i dytë që është regjistruar në këtë qytet. Kujtojmë se disa orë më parë 3 automjete u përplasën me njëra tjetrën në aksin Korçë-Pogradec dhe 7 persona mbetën të lënduar./Opinion.al