Aktualitet

Aksident në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, raportohet për 2 të plagosur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:24 - 11/09/22 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Kthesa e Subashit.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë  automjetet tip “Audi”, “Volkswagen” dhe “Ford” dhe automjeti tip “Ford”, i cili pas përplasjes ka dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Rreth orës 19:40, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”, janë përfshirë në  aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volksëagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Opinion.al

Pas