Aktualitet

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, 4 persona përfundojnë tek Trauma në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:54 - 05/10/21 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku një automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”,dhe si pasojë janë lënduar 4 persona.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

“Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas