Një person ka mbetur i vdekur si pasojën i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë–Fier.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë mbetën të lënduar tre persona. Ata u transportuan për në spital, por njëri prej të plagosurve për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë.
Po ashtu, dhe dy personat e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Deri më tani viktima ende nuk është identifikuar, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 21:30, në aksin rrugor Lushnje–Fier,në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kolonjës”, mjeti tip “DAIMLER CHRYSLER”, ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë ngelur të dëmtuar tre shtetas të cilët ishin pasagjer në këtë mjet.
Pasi u dërguan në Spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë, një prej tyre ndërroi jetë dhe 2 të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve të tjerë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al