Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin-Pogradec.
Një automjet ka goditur një të moshuar këmbësore, që në momentin e aksidentit po kalonte nga një krah në krahun tjetër të rrugës.
Mësohet se e moshuara ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë.
Aktualisht më vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po merret me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.