Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, ku janë përplasur me njëra-tjetrën dy automjete.
Sipas njoftimit të policisë, ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., rreth 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen I. H., 32 vjeçe.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. Sh., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore, në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.