Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Lezhë-Milot. Një automjet tip Mercedez ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij, 24-vjeçari Denis Dedgjoni. Një tjetër person i identifikuar si Ndue Pjetri, është plagosur.
“Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot ,në Ishull Lezhë,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al