Aktualitet

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, humb jetën 42-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:04 - 04/10/22 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë-Verri, me pasojë vdekjen e një personi.

Sipas policisë, 42-vjeçari me inicialet E.N duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 42-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas