Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kordhocë, ku është përplasur një makinë me një motoçikletë.
Sipas policisë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin G. G., rreth 60 vjeç është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F. M., rreth 22 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër.
“Rreth orës 22:36, në aksin nacional Gjirokastër-Kordhocë, në afërsi të vendit të quajtur “NSHN”, është përplasur automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin G. G., rreth 60 vjeç, me motoçikletën me drejtues shtetasin F. M., rreth 22 vjeç.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, shtetasi F. M., i cili u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”,-njofton policia./Opinion.al