Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Milot.
Sipas informacioneve në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia jashtë normave të lejuara.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, por ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.
Ndërkohë, polici ka nisur hetimet për zbardhjen e plot të rrethanave të aksidentit./ Opinion.al