Një aksident rrugor i ndodhur në aksin Fier-Mallakastër , rreth orës 15:55 të ditës së sotme i ka marrë jetën një personi.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”.
Bëhet me dije se, 64-vjeçari Qemal Kamberaj, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën, 64-vjeçari, ndërsa është dëmtuar 59-vjeçari Asllan Kajo banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Opinion.al