Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës Elbasan–Peqin në vendin e quajtur Vidhas.
Mësohet se një automjet është përplasur me një autobus.
Si pasojë e përplasjes, makina është dëmtuar pjesërisht, ndërsa autobusi ka dalë jashtë rruge.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, por policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e sakta të këtij aksidenti.