Kronikë

Aksident me vdekje në Vaun e Dejës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:49 - 17/06/22 |
Opi Nion

Një aksident me vdekje është regjistruar ditën e sotme në fshatin Rranxa, në Vaun e Dejës, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar.

Sipas policisë, shtetasi E.Rr. 38 vjeç duke lëvizur me një mjet zetor ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti është përmbysur.

Mësohet se 38-vjeçari ka ndrruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Rreth orës 14:45, në fshatin Rranxa, Vau i Dejës duke lëvizur me një mjet zetor, shtetasi E. Rr.  38 vjeç, banues në fshatin Rranza, Vau Dejës, ka humbur kontrollin e mjetit  dhe për pasojë zetori është përmbysur, si pasojë, shtetasi E.Rr ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”,-njofton policia./Opinion.al

Pas