Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Shkodër Koplik. 17-vjeçarja me inicialet D.Ç është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e djeshme teksa ecte me biçikletë. Sipas informacioneve policore, ngjarja ndodhi rreth orës 23:10 në aksin Shkodër -Koplik në vendin e quajtur tek 5 Herojt, fshati Dobraç.
Një mjet tip “Suzuki” me targe AA 179 GD ka përplasur biçikletën që drejtohej nga 17-vjeçarja D. Ç., banuese në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër, e cila gjeti vdekjen.
Ndërkohë, është shoqëruar në polici 29-vjeçari Angjelin Gila 29-vjeç, banues në fshatin Bogiç Malësi e Madhe. Grupi hetimor po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.