Aktualitet

Aksident me vdekje në rrugën Tiranë-Elbasan, pamje nga vendngjarja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:26 - 03/12/22 |
Opi Nion

Një aksident me vdekje është regjistruar në rrugën Tiranë-Elbasan. Sipas informacioneve mjeti me targa nga Maqedonia e Veriut, me drejtues shtetasin nga Maqedonia e Veriut, Berat Beciri, ka aksidentuar një person ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Uniformat blu bëjnë me dije se po punojnë për saktësimin e gjeneraliteteve të viktimës ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.

 

Pas