Rreth orës 13:38, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekje, në Vlorë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit pranë rrethrrotullimit të Skelës, ku një betoniere me targë VL 3586 C, me drejtues shtetasin B.H., rreth 56 vjeç, ka aksidentuar një person i cili po qarkullonte me biçikletë.
Për pasojë shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në vend. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit “Iveko” shtetasin B.H., me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.