Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të hënë në aksin Orikum-Llogara.
Sipas Policisë, viktima, i identifikuar si një 65-vjeçar me inicialet H.K, banues në Orikum ka humbur kontrollin e mjetit tip Ford dhe ka rënë në një kanal.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al