Një qytetar humbi jetën aksidentalisht sot në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë. Ai ecte në këmbë kur një mjet e përplasi fatalisht. 32-vjeçari që drejtonte automjetin është shoqëruar në komisariatin e policisë, ndërsa ende nuk janë zbardhur shkaqet e aksidentit.
***
Ndërkohë, një drejtuese në gjendje të dehur ka përplasur automjetin në reklamat e një pike karburanti në autostradën Tiranë-Durrës rreth mesnatës. 25-vjeçarja është proceduar penalisht për drejtim mjeti nën efektin e alkolit, ndërsa gjendet e shtruar në spital për shkak të disa lëndimeve të marra. /Opinion.al
*foto ilustruese