Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në aksin rrugor Milot-Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë një automjet të tipit “Audi” i drejtuar nga personi me iniciale E.H ka përplasur një çiklomotor i drejtuar nga personi me iniciale Gj.N, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i çiklomotorit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 11:50 , në aksin rrugor Milot-Tiranë tek “Mbikalimi i Patokut”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me një çiklomotor me drejtues shtetasin Gj.N., i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit./Opinion.al/